Është njoftuar se nesër në orën 9 grupi parlamentari i demokratëve do të zhvillojë një mbledhje. Ish kryeministri Sali Berisha jashtë selisë së PD-së ka konfirmuar dhe ai pjesëmarrjen.
“Grupi parlamentar nuk është i ndarë. më kanë njoftuar kolegët e mi se kanë mbledhje dhe unë do shkoj, është normal”, tha Berisha.
Nga fjala e tij është kuptuar se njoftimi nuk ka ardhur nga kreu aktual i PD-së, Enkelejd Alibeaj, por nga disa persona të tjerë.