Nesër është prova e parë e së vërtetës për Enkelejd Alibeajn si kryetar i grupit të PD-së.
Ai mësohet se mëngjesin e së enjtes në orën 09:00, një orë përpara fillimit të seancës plenare ka thirrur mbledhjen e grupit. E para pas vendimit të gjykatës.
“Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli.
Ju faleminderit!”, thuhet në mesazhin që i ka dërguar grupit të PD-së, Arbi Agalliu, sekretar i grupit.
Njoftimi nuk i është dërguar Sali Berishës, i cili nuk është pjesë e grupit të PD-së pas pezullimit që i bëri Lulzim Basha në shtator përpara nisjes së legjislaturës së re.
Nesër Alibeaj do të përballet me kërkesën e deputetëve të grupit të Berishës për anulimin e vendimit.
Me argumentin se cdo vendim që ka marrë Lulzim Basha u bënë nul nga kuvendi i 11 dhjetorit që miratoi gjykata pak ditë më parë duke njohur grupin e Rithemelimit si organ drejtues të partisë Demokratike, pritet për t’u parë nëse Sali Berisha do të shkojë nesër në mbledhje si i paftuar.