Drejtoresha e Komunikimit te Partisë Demokratike, Floriana Garo ka folur për mbledhjen që do të zhvillojë nesër Alibeaj për pozicionin e Berishës brenda selisë.
Garo shprehet se mandati i çdo deputeti është marrë më 25 Prill nga votuesit e Partisë Demokratike. Ajo shton se besimi i demokratëve në mandatin e Berishës është konfirmuar në 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars.
Në deklaratën e saj, Garo shprehet se ka marrë fund koha kur vota e demokratëve zëvendësohej me urdhra dhe vullnete të liga duke theksuar se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara dhe të fitojmë.
Deklarata
Mendimi, qëndrimi dhe vullneti i grupit parlamentar u injorua dhe u përdhos ditën kur për pezullimin antistatutor te Sali Berishës nga grupi parlamentar, vendosi një individ duke mos pyetur fare as grupin parlamentar dhe asnjë institucion tjetër te Partisë Demokratike!
Mandati i çdo deputeti te Partisë Demokratike është marre ne dt 25 Prill nga votuesit e Partisë Demokratike. Besimi i demokrateve ne mandatin e Sali Berishes u konfirmua ne 11 Dhjetor, 18 Dhjetor dhe me pas ne 6 Mars.
Ata qe morën vendime duke shkelur statutin, pa pyetur këshillin kombëtar e grupin parlamentar dhe kthyen PD për here te pare ne histori ne force te trete, sot nuk duhet te japin leksione dinjiteti por duhet te lexojnë vullnetin e demokrateve te shprehur qarte me vote si e vetmja rruge për te ecur përpara! Ne demokraci respektohet mendimi i gjithsecilit por vendos shumica.
Koha ku vota e demokrateve zëvendësohej me urdhra dhe vullnete te liga ka marre fund!
Çdo demokrate e demokrat duhet te ndahet nga ajo kohe!
Demokratet kane folur me vote dhe te gjithë ne duhet te respektojmë votën dhe vullnetin e tyre.
Vetëm te bashkuar do mund te ecim përpara dhe te fitojmë!