-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korporatat amerikane rrisin pagat e punonjësve përballë inflacionit

Kryesoret

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bizneset po zgjerojnë rritjen e pagave teksa inflacioni i ka bërë punonjësit të luftojnë për të përputhur pagat e tyre me çmimet e konsumit. Këtë vit, afro 92 për qind e bizneseve planifikojnë të rrisin pagën e punonjësve nga 85 për qind në vitin 2021.

Këtë vit, afro 92 për qind e bizneseve planifikojnë të rrisin pagën e punonjësve nga 85 për qind në vitin 2021.

Korporatat kanë konfirmuar se tendencat e rritjes kanë ardhur pasi inflacioni arriti në 7.9 për qind në shkurt, niveli më i lartë që nga viti 1982.

“Punëdhënësit e kuptojnë se është shumë e vështirë të punësosh dhe mbash punëtorë dhe ata po rrisin pagat për të anashkaluar këto mungesa të fuqisë punëtore”, ka thënë ekonomisti i lartë Daniel Zhao.

Sipas tij, “fakti është se punëtorët që janë të mërzitur për inflacionin kanë më shumë mundësi tani që të negociojnë paga më të larta”.

Kostot e strehimit, transportit dhe ushqimit kanë nisur të rriten pas pandemisë, duke i detyruar punëdhënësit të ofrojnë rritje pagash me bazë të gjerë dhe shpërblime për të mbajtur stafin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit