Është zbardhur shkresa zyrtare që Kuvendi i ka dërguar SPAK në lidhje me Alqi Bllakon, ku ka njoftuar institucionin e drejtësisë se ky i fundit nuk është më deputet.
Alqi Bllako ka dorëzuar zyrtarisht mandatin e deputeti, pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka kërkuar arrestimin e tij, lidhur me aferën e inceneratorëve. Në Kuvend ka mbërritur letra e deputetit socialist që tashmë përballet me drejtësinë pa imunitet dhe ato kanë njoftuar SPAK-un, për rrjedhojë I hapet rruga arrestimit, që ditën e sotme.
