Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i është përgjigjur deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan që mbledhja e Këshillit të Mandateve të zhvillohet.
Kërkesa e deputetëve erdhi pasi Nikolla njoftoi se mbledhja është anuluar për shkak se Alqi Bllako dorëzoi mandatin.
Ajo sqaron se deputeti dorëzoi vetë mandatin dhe për këtë arsye mbledhja nuk është mbajtur, pasi s’ka objekt shqyrtimi.