Portugalia dhe Polonia arritën të siguronin një biletë për në fazën finale të Kupës së Botës 2022, duke fituar edhe ndeshjet e dyta të fazës playoff.
Portugezët mundën 2-0 Maqedoninë e Veriut, e cila në ndeshjen paraardhëse befasoi të gjithë duke eliminuar Italinë kampione të Europës nga turneu, falë dy golave nga Bruno Fernenades, që i dha fund kështu ëndrrës së Maqedonisë. Në sfidën tjetër që luhej për një biletë për në Katar, Polonia mundi 2-0 Suedinë, falë golave të Lewandowski dhe Zielinski. Polakët dominuan takimin, ndërsa futja në dhjetë minutat e fundit të veteranit Ibrahimovic nuk shërbeu për të përmbysur rezultatin.