-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahia: Landfilli i Bushatit në flakë është dëshmia e gjallë e dështimit të koordinuar

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër për shpërthimin e zjarrit në landfillin e Bushatit, duke e cilësuar atë si një dëshmi të dështimit të pushtetit lokal dhe qendror.

Spahia ka publikuar një video, ku shfaqet situata e vështirë në landfill dhe pasojat e zjarrit që ka përfshirë zonën.

Në deklaratën e tij, ai thekson se ky incident pasqyron një mungesë të koordinimit dhe menaxhimit të duhur nga autoritetet përgjegjëse.

Spahia është shprehur se pasojat e këtij zjarri janë një pasqyrë e qartë e paaftësisë për të siguruar kushte të sigurta për qytetarët dhe për mjedisin.

“Landfilli i Bushatit në flakë është dëshmia e gjallë e dështimit të koordinuar mes pushtetit qendror dhe atij lokal!” ka theksuar Spahia, duke kërkuar masa urgjente dhe përgjegjësinë e institucioneve për situatën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit