-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Rusia po bombardon anijet me ushqime

Kryesoret

Zv.Sekretarja Amerikane e Shtetit, Wendy Sherman, akuzoi Rusinë se përmes luftës në Ukrainë ka krijuar një mungesë globale ushqimi, që po jep efekte kudo.

Gjatë një takimi në OKB të martën, Sherman tha se Rusia ka bombarduar edhe tre anije mallrash që po dërgonin ushqime jashtë rajonit të Detit të Zi. Ajo tha se Marina ruse po bllokon hyrje-daljet në portat e Ukrainës, duke e bllokuar këtë vend nga eksporti i grurit. Deri tani, sipas saj janë bllokuar 94 anije që të arrijnë në Detin Mesdhe.

“Për sa kohë Putin të vijojë këtë luftë, për sa kohë forcat ruse do të vijojnë të bombardojë qytetet ukrainase dhe të bllokojë karvanët duke rrethuar civilë, kjo krizë humanitare vetëm sa do të përkeqësohet”, tha Sherman. “Vladimir Putin nisi këtë luftë. Ai e krijoi këtë krizë ushqimesh dhe ai është njeriu që mund ta ndalë”.

Sherman tha se sipas FAO-s, Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi, rreth 13 milionë persona në të gjithë botën mund të kenë pasiguri për ushqimin, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Sipas saj, 30% e grurit, 205 e misrit dhe 75% e vajit të lulediellit në botë vjen nga rajoni i Detit të Zi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit