-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brenda PD-së “zien” sherri Berisha-Alibeaj, “përgjigjet” Basha: Shikoni të ardhmen

Kryesoret

Në një kohë që brenda PD-së po “zien” debati, pasi Sali Berisha shkoi në mbledhjen e grupit i paftuar, Lulzim Basha ka “reaguar” në të njëjtën kohë duke postuar në Facebook foto nga takimi i djeshëm në Malësinë e Madhe.

Ish-kryedemokrati ripostoi një status të kryetarit të degës së PD-së në Malësi të Madhe, Anton Kokaj që fliste për të ardhmen duke nënkuptuar qëllimet e vërteta të Lulzim Bashës, që dorëheqjen nuk e kishte të parevokueshme.

“Malësia e Madhe, vendi ku kryqëzohen fisnikëria e burrnia, fjala e mbajtun dhe qëndresa.

Në ditë të mira, por ma shumë në ditë vështira kanë dit këta burra të fortë e gra të mençura, me gjetë rrugën e duhur, rrugën e së vërtetës, e me qendru në krah të drejtës.

Mbi sakrificat dhe përpjekjet e tyre do të ngrihet veç e ardhmja. Ndërsa, këtyre të rinjve e të rejave i kujtoj fjalët e Papa Francesk mesazh të rinjve para disa javësh: “Shikoni horizontin, ka gjithmonë shpresë.

Mos e braktisni ëndrrën për t’i hapur popullit tuaj rrugët e përparimit!” shkruan Kokaj. Ky është i disati takim i Bashës që po zhvillon nëpër rrethe pas dorëheqjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit