-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jeta juaj romantike nuk po shkon edhe aq mirë? Ja ku po gaboni

Kryesoret

Kur dëshironi një lidhje afatgjatë dhe të vërtetë, por e gjeni veten të zhgënjyer sepse vazhdoni të përsërisni të njëjtat modele marrëdhëniesh, mund të ndiheni të pashpresë për të ardhmen dhe të filloni të pyesni: A do e gjeni ndonjëherë dashurinë?

Përgjigja për këtë është po. Natyra ka dashuri me bollëk dhe juve ju mjafton vetëm të ndodheni në frekuencat e duhura, në momentin e duhur për ta kapur atë. Megjithatë, ka disa gabime dhe sjellje të caktuara që ndoshta po ju largojnë nga misioni i dashurisë. Lexojini më poshtë, ju duken të njohura?

#1 Nuk po vëzhgon nëse fjalët e tij/saj përputhen me veprat.

#2 A jeni ekskluzivë? Ti mund të mendosh se po, por e ke komunikuar këtë gjë me atë? Si e sheh ai/ajo?

#3 Nuk po u kushton rëndësi shenjave të parehatisë ose gjëra që ti zakonisht nuk do i toleroje, kur je pranë tij/saj.

#4 Pas 1-2 takimeve, vendos që s’do dalësh më kurrë me askënd.

#5 Nuk e di ende se çfarë nevojash ke në një lidhje apo cilat janë ato gjëra që për ty do të ishin “arsye e mjaftueshme për t’u ndarë” apo për të mos e vazhduar njohjen.

#6 Vazhdon të dalësh me dikë, me shpresën se gjërat do ndryshojnë, edhe pse ti nuk ndjen shumë dhe ka gjëra madhore që nuk të pëlqejnë në gjithë lidhjen tuaj.

#7 Po fokusohesh te potenciali, ajo që mund të ishte dhe jo tek e tashmja, ajo që është.

#8 Po e injoron mënyrën si ndihesh kur nuk je pranë tij/saj.

#9 Nuk po vendos kufij dhe/ose nuk po i komunikon nevojat e tua.

#10 Nuk po merr kohën e duhur për të ushqyer marrëdhënien me veten tënde.

#11 Po e shpejton marrëdhënien me dikë edhe fizikisht, edhe emocionalisht – thjesht për t’i mbajtur ata të interesuar.

#12 Po ngatërron kiminë me përputhshmërinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit