Grupi Parlamentar i PD-së deklaron se nuk do të marrë pjesë në votimin për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë me argumentin se kandidatura e tyre, Mateo Spaho u rrëzua me pa të drejtë.
“Duke qenë se për kanditaturën e propozuar nga PD për në Këshillin Mbikëqyrës se BQ u përdor artificë proçedure për të mos kaluar në votim në seancë plenare atëherë edhe ne nuk do të marrim pjesë fare në votim për 2 kandidaturat e propozuar nga PS.
Pra nuk i hedhim në kuti fletët me ngjyrë” thuhet në reagim. PS propozoi Natasha Mulajn dhe ish-ministrin dhe deputetin socialist Anastar Angjeli.