Shqiptarët nga Mali i Zi Qazim Suljoviç (mbiemër me origjinë Sula) dhe i biri i tij Loui Suljoviç do të nderohen me tituj nderi, pasi ka shpëtuar nga grabitja një grua të moshuar nga një sulm me thikë, pranë vendit të tyre të punës.
Babë e bir kur kanë parë se çfarë po ndodhte para picerisë së tyre, kanë dalë dhe janë përleshur me grabitësit duke shpëtuar gruan. Ata vepruan në rrezik dhe pësuan goditje me thikë nga dy grabitësit. Mediat njujorkeze shkruajnë se babë e bir shpëtuan gruan nga goditja me thikë duke rrezikuar jetën e tyre, ndërsa qytetarët e New Yorkut mbledhin ndihma për Qazim dhe Loui Suljoviç.
Sipas gazetës New York Post, thuhet: Një pronar picerie dhe babai i tij u shpallën Hero nga Qyteti i New Yorkut, teksa po luftojnë për jetën e tyre pasi u goditën disa herë me thikë kur u hodhën për të ndaluar grabitjen e një gruaje 61-vjeçare jashtë restorantit të tyre në Queens, thanë të afërmit dhe policia”.