-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Vetëm fjalë nga negociatat, Rusia po përgatit sulme të reja

Kryesoret

“Negociatat me Rusinë janë duke vazhduar, por janë vetëm fjalë”. Kështu është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një video-mesazh të postuar në mediat sociale.

“Po, ne kemi proces negociatash, por ato janë vetëm fjalë, pa asgjë konkrete”, tha Zelensky.

Zelensky tha gjithashtu se “tërheqja e supozuar” e trupave ruse nga Kievi dhe Chernihiv nuk është një tërheqje, por një rezultat i punës së ushtrisë ukrainase.

“Ka fjalë të tjera për tërheqjen e supozuar të trupave ruse nga Kievi dhe Chernihiv dhe reduktimin e aktiviteteve të pushtuesve në këto territore. Kjo nuk është një tërheqje, ky është rezultat i punës së mbrojtësve tanë, të cilët i kanë shtyrë prapa”, tha ai.

Zelensky tha se trupat ruse po përqendrohen në rajonin e Donbasit për sulme të reja, duke shtuar se ukrainasit janë “gati për këtë”. “Ne nuk do të japim asgjë dhe do të luftojmë për çdo metër të tokës sonë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit