-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada gjermane lajm të mirë për shqiptarët që kanë aplikuar për vizë

Kryesoret

Ambasada gjermane në Tiranë njofton të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për vizë pune se është lehtësuar proceduar dhe është shkurtuar koha e pritjes për ata që kanë kontrata pune.

NJOFTIMI I PLOTE

Zyra e vizave informon: me kënaqësi ju informojmë se për kategoritë

•         Mjek

•         Au Pair (Babysitter/dado)

•         Formim profesional

•         Karta Blu e BE-së/ Kualifikim i lartë

•         Ligji i emigrimit për punonjës të kualifikuar me diplomë të arsimit të lartë/ profesional

•         Kërkim shkencor

•         Vit social vullnetar

•         Praktikë/ Hospitime

•         Frekuentim shkolle

•         Të vetpunësuar

•         Kurse gjuhe

•         Studime

është bërë i mundur rezervimi e një takimi vet/personalisht. Në këtë mënyrë ju ofrojme neve juve më shumë fleksibilitet në përzgjedhjen e takimit dhe shkurtojmë kohën e pritjes. Nëse takimet në një kohë të caktuar janë dhënë, ju keni mundësinë të rezervoni një takim në një moment tjetër, ndaj ju lutemi vizitojeni herë pas here faqen tonë të internetit.

E rëndësishme:

Për aplikimin sipas §26 II Paragrafi V ( Rregulli për ballkanin perëndimor) NUK është i mundur rezervimi i takimit direkt. Ju lutemi, të interesuarit të regjistrohen në „ Punësim sipas §26 II paragrafi V/ Regulli i Ballkanit Perëndimor“. Persona të cilët regjistrohen në kategorinë e gabuar, nuk do të lejohen të aplikojnë.

Ju lutemi, rezervojeni takimin vetëm nëse dokumentacioni juaj është i plotë sipas kritereve të fletëve informuese. Aplikimet me dokumentacion jo të plotë NUK do të pranohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit