-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja, si u dorëzua në polici në 3 të natës Alqi Bllako

Kryesoret

Policia konfirmoi mëngjesin e së premtes se ish-deputeti Alqi Bllako ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së të enjtes.

Ndërkohë, janë zbuluar detaje të reja nga arrestimi i ish-deputetit dhe është bërë e ditur se ai është vetëdorëzuar në polici rreth orës 03:00 të mëngjesit të së premtes.

“Alqi Bllako do të qëndrojë në izolim në Drejtorinë e Policisë Tiranë deri në momentin që do të paraqitet për masë sigurie në Gjykatën e Posaçme, pra do t’i komunikohet masa. Nëse masa nuk ndryshon, pra mbetet në fuqi ajo e arrestit me burg, do duhet të shkojë në ambientet e paraburgimit që e përcakton Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Alqi Bllak dyshohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë, Alqi Bllako në prill të vitit 2019 ka udhëtuar me bosin e një prej inceneratorëve. Bëhet fjalë për biznesmenin Klodian Zoto me të cilin ka udhëtuar nga Tirana në Torino dhe anasjelltas. Sipas ligjit, asnjë zyrtar i lartë nuk mund të ketë asnjë lidhje me personazhet me të cilët ai punon dhe ky është konflikt i pastër interesi, por përveç kësaj ka dhe dyshime të forta për korrupsion. Sipas dosjes së SPAK, rezulton se Edmond Bllako, babai i ish-deputetit socialist ka qenë i punësuar fiktivisht, pra është paguar 6 mijë euro në muaj nga viti 2018 deri në vitin 2020 në pozicionin e drejtorit të kantierit në inceneratorin e Tiranës, në një kohë që ka vajtur vetëm 3 herë në punë dhe postin e drejtorit të kantierit e kanë ushtruar persona të tjerë. Ai ka përfituar shumë prej 14.9 mln lekësh, ekuivalente me vlerën e një apartamenti të sekuestruar. Gjatë kësaj kohe, rezulton i punësuar si brumëgatues në Ersekë”, ka raportuar Klodiana Lala.

Mbrëmjen e kaluar pasi GJKKO i caktoi masën e arrestit më burg, u raportua se policia kishte shkuar në banesën e Bllakos, në zonën e Tiranës së Re për ta arrestuar, por ish-deputeti nuk ka rezultuar në banesën e tij.

SPAK e akuzon Alqi Bllakon se në bashkëpunim me Lefter Kokën dhe zyrtarë vendorë në Fier kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë ndryshuar destinacionin e pronës ku do të ndërtohej inceneratori. Po ashtu SPAK arsyeton se ish-deputeti Bllako ka favorizuar kompaninë fituese të inceneratorit të Fierit dhe ka marrë si ryshfet shumën prej 14.9 mln lekësh në formën e pagesave që janë kaluar për llogari të babait të tij, Edmond Bllako.

Në dosjen hetimore që është publikuar edhe më herët nga BalkanËeb, një tjetër fakt i përcjellë nga prokuroria është edhe një udhëtim që zoti Bllako ka bërë me Klodian Zoton njëri prej pronarëve të kompanisë që ka fituar inceneraotrin e Fierit nga Shqipëria në drejtim të Italisë (Torino) dhe anasjelltas. Sipas prokurorisë Alqi Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton në 16 prill të vitit 2019 dhe është rikthyer sërish në Rinas në 17 prill.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit