Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin ditën e sotme, por situata në qytetin e Librazhdit është paraqitur më problematikja.
Rrugët e qytetit janë të përmbytura nga ujë, po ashtu mund të bëhen shkak për aksidente dhe është vështirësuar kalimi.
Mësohet se shiu i rrëmbyer dhe breshëri kanë shkaktuar rënie gurësh në aksin kryesore Librazhd-Elbasan, kjo gjë ka sjell krijimin e një radhe të gjatë makinash, si shkak i bllokimit të rrugës. Pavarësisht ndërhyrjeve për të vendosur rrjeta, duket se masat nuk janë të mjaftueshme, pasi edhe sot reshjet në këtë qark kanë vazhduar gjatë gjithë ditës.
Njoftim i policisë
Qarku Elbasan
Për shkak të reshjeve të dëndura të shiut, të cilat kanë përfshirë qarkun e Elbasanit, apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Aktualisht aksi rrugor Elbasan-Librazhd është bllokuar në të dy anët e rrugës nga inertet dhe uji që rrjedh nga mali. Në këtë aks ndodhet shërbimet e policisë si dhe firma kotraktore të cilët po punojnë për zhbllokimin e rrugës.
Policia Rrugore, ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.