-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria nën pushtetin e shiut, tre orë rruga e bllokuar në Librazhd

Kryesoret

Një pjesë e madhe e territorit nga jugu në veri është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe bllokim rrugësh.

Kulmi arriti mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd që u bllokua në vendin e quajtur “Kthesat e Murashit” si pasojë e gurëve dhe dherave nga reshjet.

Për më shumë se tre orë rruga u bllokua totalisht duke krijuar radhë të gjatë, kilometrike të makinave në të dy krahët.

Disa prej drejtuesve të makinave u shprehën se janë të bllokuar prej disa orësh në pritje të hapjes së rrugës.

Kontraktori vijon punën për të hequr inertet me qëllim hapjen e rrugës.

Probleme ka pasur edhe brenda qytete në Librazhd dhe Elbasan, por edhe pjesë të tjera të territorit.

Moti i keq pritet që të vazhdojë edhe në fundjavë për t’u përmirësuar në fillim të javës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit