Moti i keq po shkakton probleme edhe në infrastrukturë pasi reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë ka pushtuar të gjithë territorin e vendit tonë.
Ditën e sotme fëmijët e njësisë administrative Shishtavec nuk kanë shkuar në shkollë për shkak se ka filluar të shembet muri në anësore të “urës shtrezëz”.
Një qytetar gjatë denoncimit raporton se mbi 5000 banorët e kësaj zone qëndrojnë të bllokuar për shkak se nuk mund të rrezikojnë duke kaluar urën me makinë. Gjithashtu qytetarët ankohen se ky problem shqetësues është ngritur disa herë por asnjë nga pushteti lokal nuk ka reaguar duke i lënë në mëshirë të fatit.