Ditën e djeshme u plagos kreut të njësisë administrative Kallmet, Besnik Simoni nga Altin Marku.
Ky i fundit u arrestua pasditen e djeshme, por gjatë arrestimit u konstatua se edhe Marku ishte i plagosur. Sipas tij ishte Simoni ai që kishte hapur zjarr i pari.
Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rendë që ndodhi dhe ka mësuar se mes dy palëve ka pas një shkëmbim zjarri.
Nga burimet e policisë mësohet se i është komunikuar masa me burg dhe Simonit nga Spitali i Trumës.
Besnik Simoni dhe Altin Marku patën shkëmbim zjarri mes tyre në Kallmet të Lezhës. Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 19 gëzhoja plumbash. Sherri mes tyre ka nisur një vit më parë, ku janë përplasur fizikisht në fushatë elektorale.