-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO-Duart te arka, arrestohet “skifteri” i marketeve në Tiranë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar një 16-vjeçar, të cilin e akuzon se ka kryer 9 vjedhje në markete, magazina dhe një makinë. Sipas policisë, minoreni është identifikuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve ku grabiti.

“I maskuar me kapuç, për t’iu shmangur identifikimit të kamerave të subjekteve, 16-vjeçari kryente vjedhje në biznese të ndryshme.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “The last”.

Zbardhen dhe dokumentohen 9 raste të vjedhjeve në biznese të ndryshme, vihet në pranga autori i dyshuar.

Vijon puna hetimore dhe profesionale për zbardhjen edhe të disa vjedhjeve të tjera, të dyshuara të kryera nga 16-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The last”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

  • O. H., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje në biznese në zona të ndryshme të Tiranës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se në kohë e vende të ndryshme, 16-vjeçari ka kryer një sërë vjedhjesh, ku 9 prej tyre janë zbardhur e dokumentuar me prova ligjore.

Prej muajit shkurt 2022 deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë pas një jave ndjekje nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, ky shtetas, ka vjedhur në 6 markete, në një magazinë, në një automjet dhe në një banesë, sende të ndryshme dhe shuma parash.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit