Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për vrasjen e civilëve në Bucha. Kreu i Shtetit shkruan në rrjete sociale se varret masive dhe përdhunimet janë evidenca të pakundërshtueshme të gjenocidit që Rusia po zbaton në Ukrainë.
Bashkësia ndërkombëtare, duhet të shumëfishojë sipas tij përpjekjet për të ndaluar makinerinë vrasëse të Kremlinit.
“Krimet kundër njerëzimit të kryera nga Rusia dhe që po tmerrojnë mbarë njerëzimin duhet të hetohen si të tilla. Si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do të japë kontributin e saj në këtë drejtim. ”, shkruan ndër të tjera Meta.