Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar shënoi fitore sonte britanikut Chris Jenkins. Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.
JUST LIKE THAT! 💥@FlorianMarku92 stops Chris Jenkins in the fourth!#MarshallHermans | TONIGHT | Utilita Arena | @SkySportsBoxing pic.twitter.com/gwMCmHvjin
— BOXXER (@boxxer) April 2, 2022
“Faleminderit të gjithë që më kanë mbështetur, nuk kam ardhur këtu me fat. Sot pësova një goditje me kokë, por luftoj më gjak. Kisha frikë mos isha çarë shumë dhe arbitri ndërpriste ndeshjes, por askush s’më ndal”, tha Marku pas fitores.
Për 29-vjeçarin ishte kjo fitorja e 11-të nga 12 ndeshje në boksin profesionist, teksa ka edhe një barazim.