-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali takon krerët e komuniteteve fetare: Toleranca fetare, model

Kryesoret

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua me krerët e komuniteteve fetare për të diskutuar rolin e tyre në përmirësimin e shoqërisë dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Ajo theksoi rëndësinë e mirëkuptimit dhe tolerancës fetare si një pasuri të shoqërisë shqiptare, duke e cilësuar këtë si një model për sjelljen politike.

“Mozaiku fetar është një ndër pasuritë më të çmuara të Shqipërisë. Mirëkuptimi dhe harmonia fetare janë një referencë e rëndësishme për Shqipërinë, e cila tashmë njihet botërisht si shtëpia e përbashkët e besimeve dhe komuniteteve fetare, dhe ofrohet si shembull e model edhe për vendet e tjera. Mirëkuptimi dhe toleranca fetare shërbejnë edhe si një faktor i kohezionit social të shoqërisë. Por duhet të shërbejnë edhe si një faktor i kohezionit politik dhe si një model prej të cilit politikanët e parlamentarët shqiptarë duhet të mësojnë. Gjuha e dhunës dhe urrejtjes është e papranueshme në shoqërinë tonë”, tha Spiropali.

“Bashkëpunimi i Kuvendit me institucionet dhe komunitetet fetare duhet të ketë në fokus forcimin e infrastrukturës sociale të shoqërisë, fuqizimin e familjes dhe shëndoshjen e marrëdhënieve familjare, ofrimin e shërbimeve sociale, njerëzore, arsimore, kulturore dhe edukative, në luftën kundër dhunës në shoqëri e në familje, mbështetjen e familjeve dhe qytetarëve në nevojë etj. Ky bashkëpunim duhet të ketë në qendër familjen, njeriun dhe qytetarin”, theksoi Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit