-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si mund të vijmë në pushtet me këtë “vëlla vrasje” në front?

Kryesoret

Nga Ervin Goxhajkreu i degës nr. 4 Tiranë

Ndaloni masakrën sa nuk është vonë.

Anës e matanë kufijve të Shqipërisë, tema më e përfolur është situata brenda partisë më të madhe opozitare në vend, Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Njëjtë si ndeshjet e boksit, të cilat pas përfundimit ngritja e duarve nga të dy boksierët është kthyer në një protokoll thuajse zyrtar, ashtu ka ndodhur edhe në përplasjet brenda PD-së.
Kemi një kryetar i cili ka dhënë dorëheqjen, i akuzuar nga shumica e bazës si individ që nuk ka besimin e shumicës, duke premtuar kësisoj një rivitalizim të strukturave me njerëzit e përshtatshëm, larg nepotizmave tipikë. Por duket sikur këto kanë ngelur thjesht në kuadrin e një retorike politike totalisht propagandistike.

Thënë thjesht, sado që të trumbetohet se shumica është nga ana e Foltores, e vërteta është se baza është e ndarë në dy pjesë. Një që mbështet Berishën dhe tjetri Bashën. Pak rëndësi ka kush e ka shumicën. Dihet që pa u bashkuar këto dy pjesë, kurrsesi nuk mund të rrëzohet nga pushteti Edi Rama. Sfida e vërtetë nuk është kush merr PD-në, por kush e sjell në pushtet. Berisha humbi në 2013, PD-ja nën kryesimin e Bashës bashkë edhe me Berishën e simpatizantët e tij nuk arritën dot ta sillnin në pushtet. Lind natyrshëm pyetja se si mund të vijë në pushtet kur ka një “vëlla vrasje” mes palëve të njëjtit front.

Deduksioni logjik i kësaj lëvizje është privatizimi i partisë. A mundet ky privatizim, ta sjellë partinë në pushtet? JO! Ai privatizim, e rrëzoi nga pushteti dhe i humbi kredibilitetin!

Shumëkush, mund të mendojë se në Demokraci, vendos shumica, pra flasin vetë numrat.
Ajo që i duhet PD-së sot, nuk janë kalkulimet matematikore, por fryma e bashkëpunimit. Një demokraci funskionale është gjithëpërfshirëse, jo përjashtuese. Ndryshe emërtohet si tirani e shumicës!
Neve sot, këtë po vuajmë.
Që të bëhesh pjesë e zgjedhjeve nëpër struktura duhet të rikonfiromohesh si anëtar me kartën e Rithemelimit dhe ky shqetesim po behet edhe me i shpeshte…Pra hapja e partisë konkludon tek hapja për ithtarët e vetë dhe duke iu shmagur “disidentëve”. Ky është realiteti i sotëm, pa dorashka, përjashtim i gjithë “Bashistëve” thua se këta kulakë të kohëve moderne, nuk kanë luftuar së paku për 8 vite për të rrëzuar Edi Ramën.
Mund të thuash se objektivi nuk është arritur, por siç pasqyrohet realiteti sot, kjo plasje nuk ka lindur tani, paska qenë e kamufluar.
Ky është shqetësimi real i demokratëve të thjeshtë, anëtarë me të drejta të plota, të cilët përjashtohen sikur të jenë kuislingë apo edhe agjentë revizionistë.

Këtu nuk ka më bashkim, s’mund të flitet më për të, edhe sikur Lulzim Basha të bashkohet, kjo çarje nuk mbyllet më!

Ndaloni këtë masakër sa nuk është vonë, sepse pasojat do bien mbi shkatërrimtarët!🙏✌️

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit