-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot dita pa makina, rrugët e bllokuara në Tiranë dhe qytete të tjera (Harta)

Kryesoret

Tirana, por jo vetëm sot do të jetë pa makina për të kursyer karburant. Urdhri i kryeministrit Edi Rama është për të dielën e parë të cdo muaji. Por ku do të kufizohet qarkullimi në Tiranë? “5pyetjet.al” ju sjell më poshtë hartën e lëvizjes ku qarkullimi do të jetë i bllokuar nga ora 09:00 deri në 15:00.

Kufizimet në Tiranë

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

– Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

  1. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:

– Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.

– Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhe George.W.Bush.

Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.

Berat:

Do te mbyllet aksi rrethrrotullim “Ypsiloni”-rrethrrotullim “Ura e Gorices” dhe “Shetitorja Osumi”.

Pedonalja e qytetit do te mbushet me aktivitete sportive (nese sdo te kemi probleme me motin).

Fier:

Në këto ditë, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit).
Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim janë;
• Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.
• Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”
• Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa.
• Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës
• Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Durrës:

Bulevardi “Dyrrah” – Rruga “Grigor Durrsaku”

Rruga “Aleksandër Goga” nga Mauzoleumi i Dëshmorëve – Bulevardi “Epidamn” deri tek Torra Veneciane.

Korçë:

Qarkullimi i automjeteve do të ndalohet në Blv.”Republika” dhe Blv.”Rilindasit” që prej orës 09:00-19:00.

Lezhë:

Bulevardi “Gjergj Fishta” nga varrezat e dëshmorëve deri në rrethrrotullimin e sheshit”Besëlidhja”;

Rruga “Luigj Gurakuqi”, nga Xhamia deri në Kryqëzimin kryesor në qytetin Lezhë.

Dibër:

Rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë do të kufizohen për lëvizjen e automjeteve private nga ora 8:00-16:00

Lushnjë:

Shëtitorja “Kongresi” nga Banka Raiffeisen deri te “Sheshi i Qytetarëve”

Rruga “Misto Mame” nga Gjimnazi “18 tetori” deri tek kryqëzimi “Labëria”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit