-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drama e madhe e Louis Van Gaal: Jam me kancer, por lojtarëve s’u tregova

Kryesoret

Trajneri holandez, Louis Van Gaal ka zbuluar mbrëmjen e djeshme se vuan nga një formë agresive e kancerit, megjithatë nuk u ka treguar asnjëherë futbollistëve për këtë problem.

Duke folur në një emision televiziv në RTL Humberto, tekniku 70-vjeçar ka vijuar rrëfimin e tij, duke thënë se bëhet fjalë për një kancer në prostatë dhe për këtë u është nënshtruar 25 herë terapive.

“Prej disa kohësh vuaj nga një formë agresive e kancerit të prostatës dhe për këtë kam bërë më shumë se 25 seanca kimio-terapie”, ka thënë Van Gaal

“Futbollistëve të mi nuk u kam treguar asgjë, megjithatë pavarësisht të gjithave, dua të jem me çdo kusht në Katar 2022”, shtoi ai.

“Kam pasur trajtim preferencial në spital. Më lejuan të hyja nga dera e pasme kur shkova në një takim dhe më shtynë menjëherë në një dhomë tjetër. Jam trajtuar mrekullisht”, ka thënë mes tjerash Van Gaal.

Van Gaal është në detyrën e tij të tretë në krye të ekipit kombëtar te Holanda, pasi e udhëhoqi skuadrën në vendin e tretë në Kupën e Botës në vitin 2014 përpara se të bashkohej me Manchester United.

Holandezët u shortuan në Grupin A të Kupës së Botës të këtij viti, së bashku me nikoqirët Katarin, Ekuadorin dhe Senegalin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit