-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E futën në kurth? Skema e atentatit në Tiranë dhe “fijet” që të çojnë te “lufta” e kromit

Kryesoret

Tirana u trondit mbrëmë nga atentati me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës që i mori jetën 37-vjeçarit Iljaz Çali. Ai ishte duke lëvizur me një “Land Rover” kur u qëllua me breshëri pranë kthesës së Kamzës me breshëri duke humbur jetën në vend.

Autorët i zunë pritë dhe e qëlluan nga një distancë gati 100 metra. Fakti që qëlluan nga distanca, pavarësisht se ishte errësirë, lë të kuptohet se killerat kishin informacion të saktë mbi lëvizjet e tij.

Dy janë dyshimet, ose e kanë ndjekur ose dikush e ka nxjerrë në pritë vlonjatin. E ndërsa trupi i viktimës u gjet i shtrirë në tokë, dera e pasme ishte hapur. Kjo i ka bërë hetuesit që të dyshojnë se dikush tjetër mund të ketë qenë në makinë.

Por ku po hetohet?

Iljaz Cali njihej si pronar i një firme kamionësh dhe ishte i njohur për policinë. Në 2016, kur policia po ushtronte kontrolle në banesat pranë Rinasit, për paratë e vjedhura në aeroport, ka gjetur qindra rrënjë kanabis, që dyshoheshin se ishin në pronësi të tij.

Asokohe u arrestua nëna e viktimës, Xhemile Cali, ndërsa Iliazi u shpall në kërkim dhe u arrestua pak më vonë. Larja e hesapeve është pista kryesore, por që nuk lidhet vetëm me kanabisin.

Një nga pistat e hetimit është dhe konfliktet e lindura nga tregtia e Kromit në Bulqizë. Viktima ka qene shok i ngushtë i Gjin Nikës, i ekzekutuar në 5 prill 2014 në Fushë-Krujë, si pasojë e luftës së përgjakshme të Kromit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit