Dy shqiptar, Esmir Gabor i njohur si Esmir Sherri dhe Shkëlqim Ismaili që do të ekstradohen nga Franca dhe nga Kosova.
Esmir Sherri, 34 vjeç i cili do të ekstradohet nga Franca, akuzohet për një vrasje të mbetur në tentativë në vitin 2020, në qytetin e Lezhës.
Rrethanat e ngjarjes: Shtetasi E. G. alias E. Sh., në janar 2021, në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. P. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Shkëlqim Ismaili, 29 vjeç do të ekstradohet nga Kosova, për shkak se në 2021 i janë gjetur një sasi e konsiderueshme bimësh narkotike të cilat do ekstradoheshin jashtë vendit.