-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Non grata” në SHBA, por jo në BE, ambasadori çek i shkon Berishës në zyrë

Kryesoret

SHBA dhe BE nuk janë në unison lidhur me sanksionimet “non grata” për zyrtarë të ndryshëm mes tyre edhe Sali Berisha. E ndërsa ambasadorja amerikane në Tiranë po tenton sa më shumë izolimin e tij, ish-kryeministri nga ana tjetër po hap “shtigje” të reja në Europë.

Ditën e sotme, lideri historik i së djathtës ka pritur në një takim ambasadorin e ri çek në Tiranë, Karel Urban me të cilin thotë se foli për rajonin, Shqipërinë, por edhe PD-në, që sipas Sali Berishës mbetet parti e vlerave euroatlantike.

“Takim me ambasadorin e ri te Republikes se Çekise ne Tirane, z Karel Urban! Te dashur miq, sot prita ne nje takim ambasadorin e ri te Republikes se Çekise ne Tirane. Perfitova nga rasti te falenderoj vendin dhe kombin e tij mik per ndihmen e çmuar dhene Shqiperise dhe shqiptareve ne dekada.

Gjate ketij takimi diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne Shqiperi dhe ne rajon. Theksova ne kete takim se Partia Demokratike ka qene dhe mbetet parti e vlerave dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike. Takimi ishte i hapur” shkruan ai.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim konfirmoi sërish sot se nëse Sali Berisha do të rikthehet “de jure” në krye të PD-së, SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me këtë forcë politike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit