Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimet e dhëna nga Apeli i GJKKO në lidhje me inceneratorin e Elbasanit.
Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë la në fuqi dënimet me 10 vite burg për ish-ministrin Lefter Koka, 6.8 vite burg Klodian Zoton e Mirel Mërtirin dhe 2.8 vite për ish-deputetin socialist Alqi Bllako.
Dyshohet se ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për ngritjen e inceneratorit të Elbasanit.









