-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Vetëm Putin dhe Rama e uruan Vuçiçin për fitoren

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një analize me 5 pika shpalos qëndrimin e tij se përse fitorja e Aleksandër Vuçiç në Serbi nuk është një lajm i mirë për Ballkanin. Gjithashtu ai thotë se vetëm Edi Rama dhe Vladimir Putin e uruan.

“Fitorja e ultranacionalistit Vuçiç lajm jo i mire per Serbine dhe rajonin!

Te dashur miq, fitues i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare qe u mbajten te dielen e kaluar ishte ultranacionalisti Aleksander Vuçiç dhe ky ishte nje lajm jo i mire per Serbine, opoziten e saj dhe mbare rajonin tone. Kjo sepse:

1-Vuçiç eshte nje ultranacionalist serb i rrezikshem qe punon per projektin e Serbise se Madhe

2-nen sundimin e tij Serbia mbetet gjithnje si Rusia e Vogel ne rajon. Lidhjet e tij me Putinin jane nje kercenim serioz per paqen ne rajon.

3-Aleksander Vuçiç si ish badiguard i Sheshelit dhe minister i propagandes se Millosheviçit nuk ka denuar krimet monstruoze te Sllobodan Millosheviçit, genocidin e tij ne Bosnje dhe ne Kosove, perkundrazi ai i thurr lavde ne çdo rast shefit te tij dhe sipas tij Sllobo ishte nje udheheqes i madh. Kjo tregon se ai eshte i gatshem te riperserise krimet e tij monstruoze.

4- Se fundi ai eshte nje manipulator i pameshire i minoritetit serb ne Kosove, i cili eshte minoriteti qe gezon te drejta njerezore dhe kombetare me shume se çdo minoritet tjeter ne rajon dhe me gjere.

5- Makineria e tij elektorale njelloj si e vasalit te tij ne Tirane, Edi Rama bazohet ne parimet antidemokratike te partise shtet, ne bandat e bjellivukve, klientelen e oligarkeve dhe dhunimin e opozites.

Per te gjitha keto rezultatin e zgjedhjeve ne Serbi e kane mirepritur shume diktatori gjaksor i Moskes, Vladimir Putin dhe Edi Rama, argati i Vuçiç dhe shefi i narkoshtetit te Tiranes qe do te ishte i pari qe do ti uronte fitoren padronit te tij” shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit