Banorët e një lagjeje në Fushë Kosovë kanë njoftuar se një person i panjohur ka hyrë mbrëmë gjatë kohës së iftarit në një objekt banesash, ku nga aty ka vjedhur atlete dhe këpucë pothuajse në të gjitha shtëpitë.
Sipas banorëve rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës, teksa banorët posedojnë pamjet e kamerave të momentit kur hajduti hyn në objekt dhe del me dy qese te mbushura, kryesisht me atlete.
Sipas banorëve, vetëm në një banesë janë vjedhur pesë palë atlete.