-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti për masakrën e Rezallës: Dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë

Kryesoret

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe, me rastin e përvjetorit të 23-të të masakrës së Rezallës. Kurti tha se njerëzit u pushkatuan mizorisht vetëm për shkak se ishin shqiptar dhe dëshironin të jetonin të lirë në trojet e tyre.

Kryeministri tha se masakra e Rezallës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë dhe si e tillë, ai ka thënë se ajo njihet botërisht.

Kurti ka kërkuar nga drejtësia vendore edhe ajo ndërkombëtare që me ngulm të veprojnë në mënyrë që përgjegjësit të gjykohen e dënohen për këto krime.

“98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe. Kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Para disa muajve u patën riva varrosur këtu 9 kufoma të 9 martirëve. Pas ekzekutimit kufomat u patën dërguar në serbi. Pra me ekzekutim mizor ua vodhën jetën e pastaj edhe kufomat. Gjenocidi i Serbisë njihet botërisht andaj edhe drejtësia vendore edhe ajo ndërkombëtare duhet me ngulm të veprojnë në mënyrë që përgjegjësit të gjykohen e dënohen. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, tha Kurti.

Kurti ishte i shoqëruar me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e FSK-së, Bekim Jasharin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit