Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në një takim nga presidentja e parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Pas këtij takimi Metsola ka reaguar nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’ ku edhe ka vlerësuar sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.
Gjithashtu ajo është shprehur se angazhimi i vazhdueshëm në dialogun Kosovë-Serbi është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ndër të tjera, presidentja e Parlamentit tha se mirëpret vendimin e Këshillit Europian për liberalizmin e vizave.
