-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peleshi takon homologun e tij kroat: Ukraina ishte shembulli që NATO duhet të hap dyert e saj

Kryesoret

Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi ka pritur në Tiranë homologun e tij kroat Mario Banožić.

Vizita zhvillohet në një moment të shënuar për të dy vendet, të cilat festuan 13 vjetorin e anëtarësimit në NATO. 

Në konferencën e përbashkët për mediat, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi tha se: “Pushtimi ushtarak rus i Ukrainës është një agresion i qartë, një luftë e paligjshme dhe kriminale kundër një vendi sovran. Shqipëria e ka dënuar menjëherë këtë akt të paprovokuar agresioni, duke dhënë kontribut të dorës së parë në fushën e diplomacisë (nga OSBE, NATO në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si anëtare e përkohshme), por edhe ndihmë konkrete ushtarake”.

Të dy vendet, si Shqipëria ashtu edhe Kroacia kanë mbajtur të njëjtin qëndrim në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

Në këtë pikë, ministri Peleshi nënvizoi rëndësinë që ka mbështetja e Kosovës në aspiratat e saj kundrejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke kontribuar në forcimin e paqes dhe sigurisë. Ministri Peleshi vuri në dukje faktin që anëtarët e Forcave të Armatosura të dy vendeve operojnë përsëri krah njëri-tjetrit në Kosovë.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, z. Mario Banožić, falenderoi për mikpritjen ministrin Peleshi si dhe shprehu mbështetjen e pakursyer të vendit të tij në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ministri Banožić theksoi rëndësinë e Aleancës së NATO-s, veçanërisht në sfidat e sigurisë me të cilat përballet sot Evropa, por edhe globi. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit