-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria merr me qira dy anije që do të prodhojnë energji

Kryesoret

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Balluku ka njoftuar se në Triport të Vlorës do të ankorohen dy anije për prodhimin e energjisë elektrike, duke nisur kështu fazën e parë të TEC-it të Vlorës dhe duke garantuar energji për dy vjet.

“Me mbështetjen edhe të ambasadores amerikane dhe kompanisë që punon për termocentralin e Vlorës. Kemi arritur marrëveshje për të marrë me qira dhe për të ankoruara në Triport dy anije prodhuese të energjisë elektrike, të cilat do prodhojnë energji deri sa TEC-i të vendoset në punë. janë termocentrale lundruese nisim fazën e parë të TEC-it të Vlorës, se do të na garantojë pavarësi energjetike që do të prodhohet nga ato anije, e kufizuar por edhe e misheluar. Do të na japë pavarësi energjetike përgjatë verës. I jep frymëmarrje sektorit energjetik, detajet në ditët në vazhdim”, tha Balluku.

Sipas drejtorit Arbër Avrami kjo është një zgjidhje emergjente dhe siguron energji për dy vjet.

“Zgjidhje emergjente për prodhimin e energjisë, siguri energjetike për dy vjet. Kapaciteti i dy anijeve është 114 megavat në orë. Kjo kontratë është për dy vjet dhe do përdoret për raste emergjente nga KESH”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit