Fidel Ylli kërkon rihapjen e basteve sportive katër vite pasi qeveria i mbylli.
KOKSH ka njoftuar një takim këtë të Premte me të gjitha Federatat Sportive për të diskutuar dy pika, grantet e sportit dhe rihapjen e kompanive të basteve.
KOKSH pritet që zyrtarisht t’i kërkojnë qeverisë që të rihapë bastet sportive. Kërkesa pritet që të shkaktojë reagime të forta.
