Ushtria ruse ka lëshuar disa sulme ajrore në rajonin e Dnipropetrovsk-ut, ku mësohet se disa raketa kanë goditur edhe depozita të naftës në rajon.
Lajmin e ka shpërndarë në rrjetin Telegram, shefi i administrimit ushtarak të Dnipropetrovsk-ut, Valentyn Reznichenko.
“Nata ka qenë alarmante dhe e vështirë”, ka deklaruar ai. “Armiku ka sulmuar rajonin tonë nga lart dhe ka goditur depozitat e naftës. Ato janë shkatërruar tërësisht”.
Sipas njoftimit nga Reznichenko dhe raportimeve nga mediat lokale ukrainase, zjarrfikësit ende po luftojnë me flakët për shuarjen e tyre. Një zjarr i madh e ka pushtuar vendin dhe karburanti i mbetur brenda depozitave vijon të digjet.
Sa i përket viktimave, nuk dihet nëse ka të tillë apo jo.