Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka theksuar se Uashingtoni nuk do të lejojë asnjë shtet të kontrollojë rrugët ujore ndërkombëtare, duke iu referuar situatës kritike në Ngushticën e Hormuzit.
Tensionet në këtë rajon janë përshkallëzuar për shkak të ndikimit të Iranit në kontrollin e kalimit të anijeve, duke i dhënë atij një pushtet të konsiderueshëm mbi një korridor detar jetik për tregtinë globale të naftës dhe gazit.
“Ato janë rrugë ujore ndërkombëtare dhe nuk mund të normalizohen në një sistem ku Irani vendos kush kalon dhe sa paguan”, duke e cilësuar këtë si një kërcënim për lirinë e lundrimit në ujërat e hapura.
/5pyetjet.al









