Greqia bëhet vendi i radhës, i cili ka dëbuar disa diplomatë rusë, duke i shpallur ata si persona non grata dhe duke iu bashkuar aleatëve të Bashkimit Evropian.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka qenë ai, i cili njoftoi vendimin nga Athina zyrtare.
Sipas njoftimit, zyrtarët rusë nuk po vepronin në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Për këtë arsye, logjikohet se është me vend nga pala greke, që ata të dëbohen.
Vetëm dy ditët e fundit, shtete të mëdha evropiane si Gjermania, Franca, Danimarka, Italia, kanë dëbuar një numër të konsiderueshëm diplomatësh të Moskës.
Nga ana tjetër, një përgjigje ka ardhur nga zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Alexander Grushko, i cili ka deklaruar se nuk është qëllim i Kremlinit, të ndërpresë raportet diplomatike me vendet perëndimore. Përkundrazi, Moska ka dëshirë të ruajë këto marrëdhënie me të gjithë shtetet perëndimore.