-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia nis kërkimet për hidrokarbure në detin Jon

Kryesoret

Lufta në Ukrainë po bën që Greqia të përgatitet për mungesa të mundshme energjetike.

Qeveria greke po planifikon të kërkojë gaz në ujërat e saj perëndimore dhe jugore në një përpjekje të re për të shfrytëzuar burimet e brendshme për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe shqetësimeve për furnizimet.

Greqia ka prodhuar sasi të vogla nafte në të kaluarën dhe është përpjekur të zhvendoset drejt energjisë së gjelbër që ka bllokuar planet e saj për të kërkuar për naftë dhe gaz në ujërat e saj.

“Në ditët në vijim, Greqia do të bëjë njoftime për të përshpejtuar kërkimet në detin Jon dhe në perëndim të Kretës“, thotë një zyrtar i qeverisë greke për agjencinë e lajmeve “Reuters”. “Mjedisi i ri gjeopolitik dhe energjetik… kërkon që çdo vend të bëjë hapa edhe më vendimtarë drejt sigurisë dhe mjaftueshmërisë së tij energjetike duke kërkuar burime të reja energjie”, vijon më tej ai.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet së shpejti të bëjë njoftime mbi strategjinë e vendit për këtë çështje.

Lufta në Ukrainë ka detyruar Bashkimin Europian të kërkojë mënyra për të reduktuar varësinë e tij nga gazi rus me dy të tretat këtë vit dhe t’i japë fund përpara vitit 2030. Kjo ka rritur edhe nevojën për Greqinë, e cila mbulon rreth 40% të kërkesës vjetore me gaz rus, për të shfrytëzuar burimet e brendshme.

Një zonë ku mendohet se fshihen shtresa të pasura naftë-mbajtëse, është edhe ajo në veri të ishullit të Korfuzit deri në Karaburun.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit