-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Obama shaka me Biden, shpërthejnë të qeshurat në Shtëpinë e Bardhë

Kryesoret

Ish-presidenti amerikan Barack Obama, pas 5 vitesh u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, në 12 vjetorin e nënshkrimit të një marrëveshje që lidhet me kujdesin shëndetësor.

Teksa filloi fjalimin e tij ai nuk kurseu as shakatë, duke ju referuar Joe Biden si ish-president.

“Kjo ishte një shaka,” tha Obama, duke e përqafuar më pas Joe Biden.

I shkëputur nga jeta politike, Obama tha se të mbajë sërish një kravatë, është një gjë e rrallë për të.

“Të kthehem, edhe nëse më duhet të mbaj një kravatë, gjë që e bëj shumë rrallë këto ditë, më jep mundësinë të vizitoj disa nga njerëzit e jashtëzakonshëm që i shërbejnë kësaj Shtëpie të Bardhë dhe që i shërbejnë këtij vendi çdo ditë”, u shpreh Obama.

Kur Biden filloi fjalimin e tij, ai tha: “Emri im është Joe Biden dhe unë jam zëvendëspresident i Barack Obamës”. Ai i tha Obamës më seriozisht: “Mirë se erdhe përsëri në Shtëpinë e Bardhë”.

.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit