-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pa fjalë”! Miq dhe shokë në lot për të riun që i dha fund jetës: Qofsh lule në xhenet

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në vendin e quajtur Kolonjë u gjet i pajetë brenda makinës Betim Kastrati 38-vjeç. Sipas policisë kishte vrarë veten me armë zjarri.

Kastrati ishte banues në qytetin e Durrësit dhe punonjës në port, ndërsa kohët e fundit sipas familjarëve kishte shfaqur shenja të depresionit.

38-vjeçari ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë të mitur, ndërkohë që u gjet i pajetë në mjetin e tij tip Volvo, i cili ishte parkuar në mënyrë të rregullt anës rrugës.

38-vjeçari kishte ushtruar dhunë në familje. Bashkëshortja e tij ishte me urdhër mbrojtje dhe prej disa kohësh 38-vjeçari nuk lejohej t’i afrohej.

Fillimisht ngjarja u hetua për ndonjë vrasje të mundshme, por sipas policisë, Kastrati kishte vrarë veten, në kushtet e depresionit.

Mesazhet ngushëlluese kanë qenë të shumta nga miqtë dhe të afërmit që janë tronditur nga lajmi i papritur për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit