-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama shkarkoi 61 kryetarët e degëve të PS-së, Gjiknuri: Nëse doni rikandidoni

Kryesoret

Partia Socialiste mblodhi pasditen e sotme asamblenë për të miratuar rendin e ditës së Kongresit që do të zhvillohet në datë 9 Prill. Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri u shpreh se kryetarët e degëve në 61 bashkitë e vendit, që u shkarkuan mund të rikandidojnë sërish. Ai tha se kjo lëvizje është bërë për të motivuar bazën një vit përpara zgjedhjeve lokale.

“Kjo mbledhje i paraprin Kongresit të PS-së, një kongres shumë i rëndësishëm, jo vetëm për faktin se bëhen përmirësimet statutore të PS-së gjithnjë me fokus mirëorganizimin e saj përfshirë dhe përgatitjen e saj si një fuqi e padiskutueshme elektorale për zgjedhjet vendore të vitit tjetër. Por nga ana tjetër është një Kongres i rëndësishëm sepse mbahet në një moment të rëndësishëm që po kalon Shqipëria.

Momenti vërtet, shumë njerëz do ta quanin moment të vështirë për shkak të krizave. Shumë njerëz janë dëshmitarë dhe e dimë shumë mirë përballjen  që ka kjo mazhorance dhe si se i  vjen në ndihmë qytetarëve.  Një nga temat me rëndësi është edhe tematikat që kanë të bëjnë me sfidat që ka kaluar Shqipëria dhe alternativat që hap qeveria. Sëfundmi në agjendë do të keni edhe votëbesimin e sekretariatit.

Natyrshëm gjatë Kongresit do të kemi diskutime të lira ku të gjithë anëtarët do të marrin pjesë. Statusi i PS reflekton synimet që i kemi vënë vetes dhe kemi të bëjmë me një element të  ri për të rinovuar strukturën, të gjithë kanë të drejtë dhe të gjithë do të vlerësohen dhe nëpërmjet Asamblesë do të përgatisim aktet e reja se si do të përcaktohen kryetarët e ri të partisë. Do të ketë një strukturë që do të japë llogari te kryetari i partisë në bazë dhe sekretariati i partisë . Ka ardhur momenti që të kemi një strukturë të mirëfilltë” tha ai.

Rendi i ditës së mbledhjes:

1.Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022,ora 11.oo, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

2.Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.

3.Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.

4.Prezantimi i Statutit të ritë partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit