-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria ka interesin më të lartë të kredive në rajon

Kryesoret

Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria është vendi me normat më të larta reale të interesit në kredidhënie në zonën e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Bankës Botërore, për vitin 2020, norma reale e interesit të kredive në Shqipëri ishte 6.6%. Norma reale e interesit të kredive shprehet si norma mesatare e interesit të kredive e rregulluar me inflacionin, të matur sipas deflatorit të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Pas Shqipërisë, vendi me normat më të larta reale të interesit në rajon është Mali i Zi, me 6.1%, i ndjekur nga Kosova me 5.1%, Maqedonia e Veriut me 4% dhe Bosnje-Hercegovina me 2.9%. Sipas Bankës Botërore, krahasimi i këtyre të dhënave duhen marrë me një lloj rezerve, sepse termat dhe mënyra e raportimit të normave të interesit mund të jenë të ndryshme sipas vendeve. Sidoqoftë, me këto të dhëna që disponohen, Shqipëria duket të jetë më e shtrenjtë në raport me fqinjët në terma të normave reale të interesit. Për vendet e Bashkimit Europian, të dhënat e përditësuara janë të pakta, megjithatë për shumicën e vendeve ato janë më të ulëta krahasuar me rajonin tonë. Kjo reflekton primet më të ulëta të rrezikut të ekonomive, por edhe një politikë monetare ultrastimuluese, me norma bazë negative dhe me kosto të konsiderueshme për mbajtjen e fondeve të papërdorura nga bankat.

Për sa i takon normave nominale të interesit, të parregulluara me indikatorët e inflacionit, vendi me normat më të larta të interesit në rajon për vitin 2020 rezultonte Kosova. Norma e interesit të kredive në Kosovë për vitin 2020 rezultonte 6.7%. Shqipëria renditje e dyta me 6.1%, e ndjekur nga Mali i Zi, me 5.9%, Maqedonia e Veriut me 5.2% dhe Bosnje-Hercegovina me 3.1%. Këto të dhëna tregojnë se renditja e Shqipërisë është ndikuar ndjeshëm edhe nga një vlerë deflatori më e lartë krahasuar me vendet fqinje të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat e përditësuara të vitit 2021 në Shqipëri treguan një rënie të normave nominale të interesit në segmentin e individëve, që prekën nivelin më të ulët historik. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se interesi mesatar i kredive të reja në lekë zbriti në 6.34%, nga 6.52% që kishte qenë një vit më parë. Ndikimin kryesor në uljen e normës mesatare të interesit e dhanë kreditë me qëllim blerjen e banesave, që kanë edhe peshën kryesore në volumin e kredisë bankare për individët. Statistikat tregojnë se interesi mesatar i këtyre kredive në lekë për vitin e kaluar zbriti në 3.43%, nga 3.66% që kishte qenë një vit më parë. Rënia graduale e normave të interesit në lekë dhe ngushtimi i diferencave me euron ka dhënë një ndikim të ndjeshëm në shtimin e huamarrjes së individëve në monedhën vendase gjatë viteve të fundit. Për sa i takon kredive për individë në monedhën euro, normat e interesit vitin e kaluar shënuan një nivel mesatar prej 3.61%, me një rritje shumë të lehtë nga shifra prej 3.59% e vitit të kaluar. Produkti kryesor i kredisë për individë që jepet në euro, kredia për banesa u dha mesatarisht me një normë interesi prej 3.17%, nga 3.12% që kishte qenë për vitin 2020.

Për sa i takon kredisë së bizneseve, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë shënoi një rritje të lehtë, në nivelin 5.53%, nga 5.48% që kishte qenë një vit më parë. Por, ndërkohë interesi mesatar pësoi një rënie për monedhën euro, duke zbritur në 4.1%, nga 4.17% që kishte qenë një vit më parë. Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit