-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohen ndryshimet e reja në Statutin e PS-së, Rama i pret krahët atij që ngjyen “gishtin”

Kryesoret

Statuti i ri i PS, që pritet të miratohet në mbledhjen kryesisë të shtunën ka parashikuar disa ndryshime edhe në Kodin e Etikës.

Neni 47 në Kodin e Etikës, parashikohen formularët që duhet të plotësojë çdo kandidat para paraqitjes së kandidaturës së tij, masat konkrete për shkeljen e këtij Kodi si dhe procedurat përkatëse për to.

Personat që përjashtohen në bazë të Kodit të Etikës, nuk mund të jenë kandidatë për funksionet e ndryshme partiake ose të emërohen nga partia për çdo lloj detyre që ka mbështetjen politike të partisë. 

Kurse sipas nenit 44 të statutit të ri që lidhet me përfaqësimin, thuhet se Partia Socialiste përfaqësohet në organet e pushtetit shtetëror nga të zgjedhurit e saj në Kuvendin e Shqipërisë dhe në organet e qeverisjes qendrore e vendore.

Çdo anëtar partie që ka jo më pak se një vit anëtar partie, përfiton nga e drejta për të qenë kandidat i partisë për funksione publike në pushtet/organet legjislative dhe ekzekutive të qeverisjes, në nivel qendror dhe vendor. Partia Socialiste mbështet me përparësi për kandidim dhe përfaqësim në organet e qeverisjes vendore e qendrore anëtarët e saj më të kualifikuar si edhe përfaqësuesit nga gjinitë dhe komunitetet më pak të përfaqësuara. Procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për funksione publike legjislative dhe ekzekutive të qeverisjes vendore e qendrore duhet të jenë transparente, të thjeshta dhe lehtësisht të administrueshme.

Në bazë të nenit 45 që ka të bëjë me parimet e zgjedhjes së përfaqësuesve të partisë në organet e qeverisjes, kandidatët e partisë për përfaqësues në organet e qeverisjes qendrore e vendore zgjidhen sipas parimeve: Përparësia e meritës për zgjedhjen e kandidatëve më të aftë profesionalisht dhe me integritet të lartë publik; Kontributi dhe përfaqësimi i kandidatëve në shoqëri, politikë dhe territor; Barazia midis burrave dhe grave; Shmangia e mbajtjes së disa funksioneve e përgjegjësive njëkohësisht; Ndërthurja e përfaqësimit të brezave të ndryshëm dhe përfaqësimi i denjë i të rinjve dhe i të rejave; Kufizimi në kohë i mbajtjes së mandateve të përfaqësimit nga i njëjti person; Barazia e të gjithë anëtarëve dhe për të gjithë votuesit; Transparenca e procedurës së përzgjedhjes.

Kurse sipas nenit 46 që ka të bëjë me integritetin dhe standardet në përzgjedhjen e kandidatëve thuhet se: “Deklarimi i pasaktë apo i rremë në formular/deklaratë është përgjegjësi personale penale dhe politike. Pavarësisht nëse përbën apo jo vepër penale, ndaj deklaruesit të pasaktë apo të rremë merret masa disiplinore e çregjistrimit nga partia”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit