-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LDK: Mospunësimi i familjarëve, një nga mashtrimet e Albin Kurtit

Kryesoret

Në lidhje me akuzat për Lëvizjen Vetëvendosje se ka punësuar militantët në KEK, ka folur edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.

Ajo tha se kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë më parë, edhe pse partia në pushtet i ka akuzuar këta të fundit.

“Realisht punësimi i familjareve është vepër penale dhe kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, neve si parti politike na kanë akuzuar në të kaluarën që po punësojmë militantë dhe pikërisht të njëjtën po e veprojnë por dhjetë fish më shumë se ne”, potencoi ajo

Sipas saj, mospunësimi i familjarëve është një ndër kauzat e mashtrimeve të Kurtit.

“Albin Kurti ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme se ai ka thënë se të afërmit janë për dasma dhe për ahengje e jo për punësime, kjo është një ndër kauzat e rrejshme të tij ky është rast për Prokurori, ne si Lidhje Demokratike e Kosovës kemi reaguar me kohë dhe i falënderojmë mediat qe e kanë bërë publike këtë konkurs”, u shpreh Bunjaku.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit