-sidi education-spot_img
32.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të pezullohen “Inceneratorët”? Rama: Pa folur gjykata nuk bëjmë asgjë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama është i vendosur që të mos pezullojë kontratat me inceneratorët pavarësisht aferës që ka zbuluar SPAK duke çuar në pranga deri tani një ish-ministër dhe një ish-deputet, por edhe tre drejtorë e zyrtarë të tjerë të lartë. Ai tha sot se pa një vendim gjykate nuk mund të bëjë asnjë hap drejt anulimit të kontratave.

“Është një fjalë që unë e kujtoj shumë shpesh, ma ka mësuar gjyshja; të gabosh është njerëzore të insistosh është djallëzore. Kjo pyetje përsëritet, ndërkohë që përgjigja është shumë e thjeshtë; shteti, qeveria nuk vepron si gazetë, as në bazë të reagimit në dukje natyrshëm individual.

Si individ jashtë kësaj zyre, unë mendoj si ju, çne këta? Por ligjërisht kjo nuk bëhet dot, sepse kemi të bëjmë me një proces që vazhdon dhe jo me një dënim të formës së prerë dhe nëse ne bëjmë këtë që, si reagim, i menjëhershëm në nivel individual edhe unë e kam si ju, ne shkelim ligjin.

Sa herë do ta përsërisim këtë dhe deri kur do të vazhdojë që gazetarët të bëjnë propagandë kur bëjnë pyetje? Që bëjnë prokurorin, kjo është pyetja retorike. Ata që dëgjojnë krijohet përshtypja që ju jeni në anën e duhur dhe ne në të gabuarën, por e vërteta është ndryshe. Ne jemi në të njëjtën anë në reagimin e arsyes së një bisede mes njerëzve që nuk kanë përgjegjësi.

Qeveria nuk mund të ndërpresë kontrata bazuar në procese që nuk kanë përfunduar. Nuk mundet. Është e ndaluar me ligj. Është shumë e thjeshtë. Prandaj nuk ka lidhje as me sekuestrot, as me kërkimet. As me arrestimet. Kontrata është kontratë, dhe është aty deri kur ka një arsye ligjore, të sanksionuar nga një pushtet i pavarur dhe jo nga pala kontraktuale që është qeveria, por gjykata, pasi është shkelje e ligjit” tha Rama.  

Por “5pyetjet.al” siguroi kontratën e firmosur nga shteti shqiptar me kompanitë e inceneratorëve që rrëzojnë argumentin e kryeministrit dhe ministres për pagesat që vijojnë që të bëhen për kompanitë e inceneratorëve, pronarët e të cilëve janë në kërkim ndërkombëtar. Në nenin 4 që parashikon praktikat e korruptuara në dokumentet standarde të koncesionit/ PPP, është mjaft e qartë që qeveria shqiptare ka mundësi që të ndalojë pagesat për inceneratorët.

Në pikën 1 të këtij neni, theksohet se “Autoriteti Kontraktor mund t’i kërkojë giykatës të deklarojë të paligjshme kontratën nëse zbulon se kontraktori ka kryer veprime të korruptuara. Veprimet e korruptuara përfshijnë veprimet e përshkruara në Nenin 26 te Ligjit mbi Prokurimin Publik” thuhet në dokumentin e kontratës që “5pyetjet.al” e zotëron.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit