-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefi i inteligjencës ruse: SHBA-të duan ta kthejnë Ukrainën në një Afganistan të dytë

Kryesoret

Sergei Naryshkin, drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, pretendon se autoritetet amerikane i kanë caktuar NATO-s detyrën që ta zgjasë sa më shumë luftën në Ukrainë në mënyrë që ta kthejë atë në një Afganistan për Rusinë.

Naryshkin e deklaroi këtë në një artikull për revistën “National Defense”, e cila u citua nga mediat ruse.

“Për këtë përdoren metodat më tinzare, deri në internimin e militantëve të armatosur në territorin ukrainas, të cilët kanë për detyrë të organizojnë dhe mbështesin të ashtuquajturat operacionet guerile, por në fakt terroriste”, u shpreh Naryshkin.

Zyrtari rus vëren se Shtetet e Bashkuara dhe shumica dërrmuese e vendeve të NATO-s nuk janë gati të hyjnë në konfrontim të drejtpërdrejtë të armatosur me Rusinë.

Kjo, duke preferuar të kufizohen në ofrimin e mbështetjes morale dhe materiale për Kiev-in.

Sipas tij, këmbëngulja e “konfliktit” në Ukrainë tregon se nuk është në rrezik vetëm fati i “regjimit të Kiev-it”, por edhe “arkitektura e të gjithë rendit botëror”.

“Të parashikosh konturet e tij specifike, bazuar në situatën aktuale, është mjaft e vështirë, por mund të thuhet me siguri: nuk do të ketë kthim në të kaluarën”, shkruan kreu i SZR-së

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit